Kalo te përmbajtja
Kthehu në faqen kryesore

Politika e privatësisë

Çfarë të dhënash mbledh Dora, pse, kush i sheh dhe si i kontrollon ti.

  1. Klientët: emri dhe mbiemri, numri i telefonit dhe detajet e kërkesës (shërbimi, lagjja, adresa nëse e jep, çmimi dhe shënimi).
  2. Ofruesit e shërbimit: emri, numri i telefonit, fotoja, shërbimet dhe lagjet ku punojnë.
  3. Faqet publike tregojnë vetëm shërbimin, lagjen, kohën, çmimin dhe shënimin, me numrat dhe emailet e fshehura. Asnjëherë emrin, adresën apo numrin tënd.
  4. Numri i telefonit dhe adresa i jepen vetëm palës tjetër, dhe vetëm pasi klienti zgjedh një ofertë. Nëse ndan lidhjen e punës me dikë, ai person sheh detajet e asaj pune.
  5. Për të postuar kërkesë hyn me Google. Nga Google marrim vetëm emrin dhe emailin tënd. Emaili nuk shfaqet askund në Dora.
  6. Emaili përdoret vetëm për njoftime për kërkesat dhe ofertat e tua. I dërgojmë nga ekipi.dora@gmail.com përmes Gmail. Njoftimet i ndal në çdo kohë te faqja «Hyr».
  7. Butonat WhatsApp dhe Viber hapin ato aplikacione. Çfarë shkruan aty mbetet mes jush dhe rregullohet nga privatësia e tyre, jo nga Dora.
  8. Dokumentet e identitetit përdoren vetëm për verifikim dhe nuk ruhen.
  9. Përdorim vetëm cookies të domosdoshme: për të të mbajtur të kyçur dhe për gjuhën. Pa reklama, pa gjurmim, pa analitika të palëve të treta.
  10. Nuk i shesim të dhënat dhe nuk i ndajmë për reklama. Ruhen te shërbimet që e mbajnë Dorën në punë: Supabase dhe Vercel (serverë në Frankfurt, Gjermani) dhe Google për hyrjen dhe emailet.
  11. Kërkesat hiqen nga faqet publike kur mbyllen ose skadojnë. Të dhënat e llogarisë i mbajmë derisa të kërkosh fshirjen e tyre.
  12. Mund të kërkosh në çdo kohë të shohësh, ndryshosh ose fshish të dhënat e tua: shkruaj te ekipi.dora@gmail.com. Përgjigjemi brenda 30 ditëve.

Përditësuar më 17 shtator 2026